13.3 C
Pristina
Sunday, February 25, 2024

Anketa e Fuqisë Punëtore – Ekonomia Islame

Më të lexuarat

Sipas rezultateve, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.  Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 38.6%.

Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë (TM1) 2022 është 32.2%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt 46.6%, ndërsa punësimi te femrat është 17.9%.

Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 46.4% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 36.0%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 15.5% duke vazhduar me arsimin me 9.5%, aktivitet të shërbimeve tjera 9.1%, prodhimi me 8.7% dhe ndërtimtaria me 7.8%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 47.1% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 52.9% kanë kontratë të përkohshme.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2022, shkalla e papunësisë është 16.6%.

Papunësia më e theksuar është te femrat me 18.9%, krahasuar me meshkujt, 15.6%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 31.4%.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2022, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 61.4%, me fokus të veçantë te femrat me 77.9 %, krahasuar me meshkujt, 44.8 %.

Për realizimin e AFP-së, TM1 2022, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit