16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Anija “Ever Given” më në fund largohet nga ujërat egjiptiane

Më të lexuarat

Anija e mallrave që bllokoi Kanalin e Suezit në muajin mars u largua nga ujërat egjiptiane këtë mëngjes, tha një burim nga administrata e Kanalit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se më në fund anija është lënë që të lundrojë

Anija u lejua të lundronte pas një inspektimi në Port Said. Sipas të dhënave të ndërmarrjes monitoruese të trafikut detar “Marine Traffic”, anija “Ever Given” ndodhet në Detin Mesdhe, në veri të bregdetit egjiptian.

“Ever Given” u përplas në pjesën më jugore të Kanalit më 23 Mars për shkak të një ere të fortë, raporton skyneës. Administrata e Kanalit të Suezit e ndaloi atë sipas një urdhri gjykate dhe autoritetet kërkuan dëmshpërblim nga pronari i anijes nga Japonia, “Shoei Kisen”, dhe sigurimin e tij.

Administrata e Kanalit ka nënshkruar një marrëveshje zgjidhje me pronarin dhe kompanitë e sigurimeve. /abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit