7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Angel Sanguino ndërton vetë një protezë krahu

Më të lexuarat

Angel Sanguino nga Venezuela ka realizuar një protezë krahu pasi ka humbur njerin nga krahët në një aksident me motor. Mjekët ishin të detyruar që t’ia prisnin krahun e plagosur pasi nuk kishin mundësi tjetër rikuperimi.

33 vjeçari nuk u dorëzua edhe pse mjekët i këshilluan që të pranonte faktin se do të ishte me një krah. Sanguino me dëshirën e madhe se do të bëhej baba dhe duke qenë se është teknik elektronik, realizoi një krah-protezë.

Ai e filloi realizimin e këtij krahu protezë, me qëllim që të kishte mundësi të rikthehej dhe të vazhdonte punën e tij, për të siguruar të ardhura ekonomike për të mbajtur familjen e tij.

“Gjatë kohës që rrija në spital dhe më pas në shtëpi, fillova të dizenjoja një protezë të përshtatshme për punën time. Kjo është proteza që realizova, apo vepra ime e artit, siç e quaj unë. “- thotë Angel Sanguino. /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit