20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

AMMK thërret për të përkrahur iniciativën “Ta pastrojmë Kosovën”

Më të lexuarat

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve, organizatave dhe të gjithë dashamirësve të mjedisit, që me 24 Maj ti bashkohen iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”. Përgjigjja pozitive në këtë iniciativë dhe pjesëmarrja në aksionin gjithëkombëtarë të pastrimit “Ta pastrojmë Kosovën”, është një rast shumë i mirë për të dhënë kontributin tuaj në përmirësimin e imazhit të vendit tonë dhe në përmirësimin e gjendjes së mjedisit, thuhet në komunikatë.

Është moment i duhur që gjithsecili prej nesh të përmbushë obligimin dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e mjedisit. Duke qenë pjesë e këtij aksioni ne do ti tregojmë gjithë botës se e duam vendin tonë, e duam mjedisin e pastër, ne kujdesemi që të kemi mjedis të pastër dhe ne jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha sfidat mjedisore.

Dëshmojeni vullnetin dhe gatishmërinë tuaj duke u bërë pjesë e aksionit me 24 maj, dhe të gjithë së bashku: ta pastrojmë ç’do lagje, ç’do rrugët, ç’do fshat, ç’do qytet dhe ç’do park. Me 24 Maj të gjithë së bashku “Ta Pastrojmë Kosovën”, prandaj mos hezitoni dhe bëhuni pjesë e aksionit. Kjo është nisma më e madhe qytetare për pastrimin e Kosovës e cila do të realizohet në 37 komuna të Kosovës, ku do të marrin pjesë 50 000 vullnetarë dhe të cilët vetëm për një ditë pritet të mbledhin dhe të pastrojnë mjedisin tonë nga 10 000 tonë mbeturina.

Ta pastrojmë Kosovën është pjesë e lëvizjes globale “Let’s do it World”, e filluar në Estoni në vitin 2008 dhe e përhapur me shpejtësi marramendëse në të gjitha skajet e botës. Ju bëjmë thirrje që edhe ju këtë ditë të jeni pjesë e festës më të madhe të pastërtisë në vend dhe në Glob! Andaj, Let’s do it, me 24 maj Ta pastrojmë Kosovës.

Me kete rast AMMK, u bënë thirrje edhe të gjitha mediave për të dhënë kontributin e tyre duke informuar publikun e gjerë për aksionin dhe duke i dhënë hapësiren e duhur në edicionet infomative kësaj ngjarje shumë të rëndësishme për mjedisin./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit