5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Amerikë: 20 vite burg për një qytetar që u orvat të djegë një xhami në Ohajo

Më të lexuarat

Gjykata federale e Ohajos, ka dënuar një qytetar amerikan me njëzet vite burg, me akuzën e përpjekjes për të djegur një xhami.

Prokurori i përgjithshëm Steven Dettelbach, në një deklaratë është shprehur se 52 vjeçari Randy Linn është ndjekur penalisht pasi është orvatur të djegë xhaminë. Në deklaratë, prokurori është shprehur edhe se:”Njerëz të tillë që kryejnë krime të nxitura nga urrejtja, më shumë sesa shkatërrimi i banesave, duan të shkatërrojnë stilin tonë të jetës. Dënimi me njëzet vite burg dhe ndihma që kanë ofruar njerëzit për fqinjët tanë myslimanë, janë tregues se liritë tona janë më të forta se urrejtja e këtij personi.”
I akuzuari pranoi se me datë 30 shtator 2012, është larguar nga shtëpia e tij në Indiana dhe është nisur drejt qytetit Toledo, me qëllimin e djegies të xhamisë lokale.
Sipas deklaratës së prokurorisë, i akuzuari ishte pajisur me një sërë armatimesh dhe disa bidonë benzinë, të cilat do e ndihmonin për realizimin e planit. Është përpjekur disa herë të hyjë në ambientet e xhamisë, derisa më në fund ia ka arritur. Me të depërtuar brenda xhamisë, ai ka qëlluar me pistoletën e tij disa herë, mandej ka lyer me benzinë vendin dhe i ka vënë flakën.
Po sipas prokurorisë, i akuzuari ka pranuar të paguajë dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara në xhami, dëmshpërblim i cili mund ta arrijë gjer në një milion dollarë amerikanë. /a.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit