12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Amerikanët të parët në botë, serbët e malazezët, më të armatosurit në rajon – ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Më të lexuarat

Serbia dhe Mali i Zi kryesojnë shtetet në rajon për zotërimin e armëve nga civilët.

Sipas statistikave të fundit të bëra nga organizata “Anketa e Armëve të lehta” me seli në Gjenevë, që merret me armët e vogla, këto dy shtete kanë nga 39.1 armë për 100 banorë.

Pas tyre renditet Bosnja dhe Hercegovina me 31.2 armë për 100 banorë dhe Maqedonia 29.8.

Kosova renditet pas vendeve fqinje, me 23.8 armë për 100 banorë, ndërsa Shqipëria – së paku sipas këtij raporti – qëndron më së miri nga shtetet fqinje, me 12.03 armë zjarri për 100 banorë.

Sipas organizatës “Small Arms Survey”, përcjellin mediat, numri i zotërimit të armëve të vogla nga ana e qytetarëve në botë është në rritje.

Vlerësohet të jenë më shumë se 1 miliard armë zjarri në botë, e që është një rritje prej 17% gjatë 10 vjetëve të fundit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin e parë për vitin 2017 sa i përket posedimit të armëve nga civilët.

Amerikanët kryesuan edhe në anketimet e vitit 2007, duke zotëruar 270 milionë armë, të cilat u përkthyen në 90 armë për çdo 100 banorë.

India dhe Kina, të cilat secila kanë popullsi prej rreth 1.3 miliardë njerëzish, renditen në vendin e dytë dhe të tretë.

Kontrolli i armëve është një temë e nxehtë politike në Shtetet e Bashkuara, pas një valë të shtënash masive në shkolla dhe vende publike.

Administrata Trump ka thënë se do të punojë për të përmirësuar sigurinë në shkolla, por nuk ka bërë kërkuar ndonjë legjislacion të ri kombëtar për kontrollin e armëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit