16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Amerika mirëpret gatishmërinë e Arabisë Saudite për dërgimin e trupave tokësore në Siri

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha se në parim, Shtetet e Bashkuara e mirëpresin çdo lloj mbështetjeje ushtarake që aleatët janë të gatshëm të ofrojnë në luftën kundër ISIS-it.

Por, duke qenë se ende nuk e kemi parë propozimin saudit, shtoi ai, nuk do të doja të jepja mendim pa e shqyrtuar çështjen. Shqyrtimi për të cilin flet Kirby, me shumë gjasë do të vijë shpejt, pasi Shtetet e Bashkuara po përgatiten të organizojnë në fund të muajit një mbledhje në Bruksel me ministrat e të gjithë vendeve aleate të angazhuara në luftën kundër ISIS-it.
Gjeneral Ahmed Al Asiri, zëdhënës i ushtrisë saudite dhe i koalicionit të këtij vendi në sulmet kundër Jemenit, deklaroi dje se në rast të marrëveshjes me të ashtuquajturin koalicion për luftë kundër ISIS të udhëhequr nga SHBA, Arabia Saudite është e gatshme të dërgojë forca tokësore në Siri.
Këto deklarata të zëdhënësit të ushtrisë së regjimit saudit jepen në kohën kur negociatat e paqes në Gjenevë në lidhje me çështjen e Sirisë javën e kaluar u pezulluan për shkak të sabotimeve të opozitarëve sirianë që mbështeten nga regjimi Al Saud. Pas dështimit të negociatave të Gjenevës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit