4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ambasadori Hovenier konfirmon mbështetjen e palëkundur amerikane për KFOR-in

Më të lexuarat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffery Hovenier, është pritur sot në një takim nga komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Ferenc Kajari.

Ambasada amerikane në një postim në Facebook, ka thënë se ambasadori Hovenier ka deklaruar se takimi me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Kajari, riafirmoi mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të SHBA-së për KFOR-in.


“Kontributet e trupave amerikane në Bondsteel, një nga më të mëdhatë ndër aleatët, janë dëshmi e angazhimit tonë për rolin e domosdoshëm të KFOR-it duke siguruar stabilitet rajonal”, citohet të ketë thënë ambasadori Hovenier. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit