10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ambasada amerikane: Vaksina anti-COVID nuk e bën magnetik trupin e njeriut

Më të lexuarat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka vazhduar  me njoftimin për qytetarët, lidhur me efektet e vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftimin e saj përmes Faceebook,  ambasada amerikane thotë se marrja e vaksinës nuk e bën trupin tonë magnetik.null“Marrja e vaksinës së COVID-19 nuk do t’ju bëjë magnetik, përfshirë vendin e vaksinimit, që zakonisht është krahu juaj.Vaksinat e COVID-19 nuk përmbajnë përbërës që mund të prodhojnë një fushë elektromagnetike në vendin e injeksionit tuaj. Të gjitha vaksinat e COVID-19 janë të liruara nga metalet”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA, në facebook, duke dhënë edhe linkun për të mësuar më shumë rreth përbërësve në vaksinat e COVID-19 të autorizuara për përdorim në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit