I dërguari i Allahut s.a.v.s. tregon se një burrë nga izraelitët i kërkoi një mijë dinarë borxh një izraeliti tjetër i cili i tha: Më sill një dëshmitar! I tha: Allahu mjafton si dëshmitar. I tha: Më sill një garant! I tha: Allahu mjafton si garant. I tha: Ke të drejtë. Kështu, ai ia dha borxhin deri në një afat të paracaktuar.
Borxhliu udhëtoi në det drejt hallit të tij dhe kur erdhi koha kërkoi anije për t’u kthyer, që të ishte i përpiktë me afatin e vendosur, por nuk gjeti. Kështu, ai mori një trung druri, hapi një zgavër në të dhe futi një mijë dinarë bashkë me një letër që i drejtohej shokut.
E rregulloi mirë zgavrën dhe u drejtua për në det dhe tha: “O Allah! Ti e di që unë i kam marrë borxh filanit një mijë dinarë dhe kur më kërkoi grant, i thashë: Allahu mjafton si garant dhe ai e pranoi garancinë tënde. Më kërkoi dëshmitar dhe unë i thashë: Allahu mjafton si dëshmitar dhe ai e pranoi që ti të jesh dëshmitar. Unë u përpoqa sa munda të gjej një anije për t’ia dërguar borxhin por nuk gjeta. Unë po i lë në dorën tënde këto (para)”.
Më tej i hodhi në det dhe trungu lundori në të. Më pas u largua dhe vazhdimisht kërkonte një anije për t’u kthyer në vendin e tij.
Burri që i kishte dhënë borxh doli të vërente se mos ndonjë anije i sillte borxhin dhe papritur pa këtë trung në të cilën ishin futur paratë dhe e mori me vete për dru zjarri për familjen. Kur e sharroi hasi paratë dhe letrën e shkruar.
Më vonë, borxhliu i erdhi me një mijë dinarë dhe i tha: Pasha Allahun! Jam përpjekur shumë për të gjetur një anije që të të sillja paratë, por nuk gjeta asnjë anije përpara kësaj me të cilën udhëtova.
I tha: A mos vallë më ke dërguar diçka?
I tha: Unë po të them që nuk gjeta asnjë anije përpara kësaj me të cilën erdha.
I tha: Allahu ta ka sjellur atë çfarë kishe nisur brenda trungut prandaj merri një mijë dinarët dhe ik i qetë!
E transmeton imam Buhariu në sahihun e tij nr. 2291.
Në foto, ushqime të dërguara nëpërmjet detit për popullatën e Gazës, si rruga e vetme që ka mbetur, përderisa ata të cilëve amaneti u është besuar e thyen dhe shkelën atë me të dy këmbët.
Shënim: Atëherë kur izraelitët ishin besimtarë dhe pasues së udhëzimit të Musait ishin shëmbull i mirësisë dhe atëherë kur e shkelën besën e Allahut dhe ligjin e Musait dhe ndoqën fenë e dexhalit u bënë shembull botëror i ligësisë.
Hoxhë Florian Leli
