19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Allahu u jep njerëzve një shembull të qartë të kësaj bote, që ata ta kuptojnë drejt atë

Më të lexuarat

﴿ وَاضْرِبْ لَهُمْ مَثَلَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاءٍ أَنْزَلْنَاهُ مِنَ السَّمَاءِ فَاخْتَلَطَ بِهِ نَبَاتُ الْأَرْضِ فَأَصْبَحَ هَشِيمًا تَذْرُوهُ الرِّيَاحُ وَكَانَ اللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ مُقْتَدِرًا ﴾
“Tregoju atyre shembullin e jetës së kësaj bote! Ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli dhe bima e tokës e thith atë. Por më pas ajo bëhet si bar i thatë që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për gjithçka.“ [Kehf: 45]

Njeriu vetëkënaqet me rininë dhe forcën e tij në një fazë të caktuar dhe jepet pas kënaqësive të kësaj jete. Kështu fillon kjo botë t’ia verbojë pak e nga pak zemrën,
derisa ai harrohet pas dëshirave të epshit, të cilat bëhen gjithmonë e më të pangopura. Ky i mjerë mendon se kështu do të vazhdojë e gjithë jeta e tij në këtë botë. Por vjen një ditë dhe ai befasohet nga vdekja ose nga humbja e pasurisë. Kjo ia torturon zemrën dhe ia largon tërësisht kënaqësinë dhe gëzimin. Në këtë moment, ai i harron të gjitha kënaqësitë e tij të dikurshme. Çdo ditë që kalon, ai plaket dhe zemra e tij dëshpërohet. Ai ndihet i vetmuar kur sheh se si po fanitet rinia e tij, si po humbet pasuria e tij. Kështu, ai mbetet i vetmuar me veprat e tij, të mira apo të këqija qofshin.

📚 Tefsiri i Sa’adit – Allahu e mëshiroftë-.

@AdelinaKucana

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit