Pse tualetëve u ka mbetur kjo mënyrë emërtimi?
Historia është kjo.
Frëngët (europianët e mesjetës) në ato kohë kanë patur sisteme shumë primitive të ekosistemit. Ujrat e zeza nuk ishin sistemuar, andaj edhe epidemitë vrastare të Europës ndodhnin shumë shpesh.
Në këtë kohë aristokratët përdornin një Tas (Uturak) që e mbante një shërbëtor, për të dalë jashtë dhe nuk e njihnin sistemin e banjove. Madje dhe në pallatet mbretërore të kohës nuk i gjen këto tualete. Kjo formë Uturaku u evolua më vonë në sistemin e Bideve, duke u shtuar edhe sistemi turk i kanalizimeve.
Ndërsa Sistemi Alla Turka i jepte një rëndësi të madhe pastërtisë (Sepse në Islam Pastërtia konsiderohet gjysma e besimit). Në atë kohë kishte Banja publike dhe Private dhe ekosistemi kishte rëndësi të madhe. Kanalizimet ishin të kudogjendura dhe ujrat e zeza qarkullonin në rrjete të rregullta kanalizimesh që pastronin banesat dhe vendet publike.
Andaj kur të themi ALLA TURKA dhe ALLA FRËNGA kjo është historia ..
ALLA FRËNGA, ALLA TURKA… nga mbetën këto?
