12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Alkooli, tre të plagosur në Pejë

Më të lexuarat

Tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë në Pejë. Policia e Kosovës bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01 e 30 minuta në rrugën “Martin Camaj”, pikërisht në lokalin “Zip-Bar”.

“Efektivët policor menjëherë kishin ndërmarr të gjitha veprimet e mundshme dhe bazuar në të dhënat preliminare kanë arritë që të mësojnë se personat e dyshimtë: Murat L.(1959) dhe Blendi R.(1985), ishin së bashku me viktimat, Luan D.(1981), Uran D.(1977) dhe Noli D.(1993) duke u gostitur dhe pas një kohe nën ndikim të alkoolit ishin fjalosur mes vete ku kishte edhe të shtëna me armë zjarri”, thotë rreshter Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë rajonale.
Sipas policisë, ndaj personave të dyshuar janë ndërmarr të gjitha veprimet konformë Ligjit dhe vendimit të Prokurorit të çështjes. Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel rajonal./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit