24.7 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Sakicë mbi gruan

Më të lexuarat

Burri ka sulmuar bashkëshorten e tij më sëpatë. Ajo është goditur rëndë në kokë dhe ka pesë ditë që ndodhet e shtrirë në Klinikën Intensive në QKUK.

Rasti i çiftit rreth të dyzetave, që ka ndodhur në fshatin Fushticë të Epërme të Drenasit, pasqyron numrin në rritje të dhunës ndaj femrës. Rajoni i Prishtinës zë vendin e parë, pasuar nga Peja, Prizreni e Mitrovica.
Ajo po lufton për të jetuar. Këtë po e bën me ndihmën e mjekëve, pavarësisht plagëve të rënda që ka në trup nga goditjet me sëpatë.

Kjo grua rreth 40 vjeç (identiteti i njohur për redaksinë), dyshohet se është sulmuar brutalisht nga bashkëshorti i saj, shkruan “Express”.

Ajo tash ndodhet e shtrirë për mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjendja e saj shëndetësore është mjaft e rëndë, kurse bashkëshorti ndodhet në paraburgim. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën e 26 gushtit në fshatin Fushticë të Epërme të komunës së Drenasit.

Sipas informacioneve që Express ka siguruar nga hetimet e para të policisë, dyshohet e në fillim çifti kishte pasur fjalosje të rëndë.

Ndonëse ata kishin vite të martuar, situata kishte eskaluar skajshmërisht.

Në nxehje e sipër, dyshohet se burri e ka marrë sëpatën dhe e ka goditur disa herë në trup bashkëshorten e tij, përfshirë edhe në kokë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit