7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Albin Kurti: Bosnja, jo trajtim njësoj si Serbinë (edhe pse s’e njeh Kosovën)

Më të lexuarat

Kandidati kryesor për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median boshnjake N1, ka thënë se edhe pse Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ai nuk mund ta trajtojë këtë vend në të njësoj si Serbinë.

Ai madje ka paralajmëruar edhe negociata për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës.

“Menjëherë do të fillojmë diskutimet me Sarajevën për të zgjidhur këtë problem që po prek qytetarët tanë. Kur them qytetarët, nuk them politikanët, prandaj të gjithë ne që jemi në politikë duhet gjetur një mënyrë për të zgjidhur problemet.

Ndërsa qytetarët heqin keq, ata që duhet shqetësuar jemi ne. Shqiptarët e Kosovës dhe boshnjakët duhet të kenë një urë komunikimi që u ka munguar, e të cilën do ta bëjmë gjatë qeverisjes së re.

Edhe pse Bosnja nuk e njeh Kosovën, ne jemi të vetëdijshëm për rrethanat e vështira në të cilat gjendet ajo.

Kurti, në një tjetër intervistë, kishte theksuar se si shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe boshnjakët, kanë nevojë të ngrejnë zërin për të drejtat e tyre, duke qenë se kanë dalë më të dëmtuarit nga ndarja e ish-Jugosllavisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit