20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Provokimi: Festival mishderri te “hundët e emigrantëve”, përçahet politika greke

Më të lexuarat

Planet e një grupi nacionalist për të bërë një festival me mish derri pranë një kampi me refugjatë, kanë ndarë edhe deputetët e parlamentit.

Teksa grupet nacionalistet e konsiderojnë këtë “të drejtë të festës”, pati shumë ligjvënës që kërkuan që ky festival të ndërpritet, pasi shënjestron në mënyrë të drejtpërdrejtë besimin e shumicës së refugjatëve që ndodhen në kampin Diavata, pak kilometra larg Selanikut.

Edhe pse nuk ishte deklaruar zyrtarisht qëllimi i festivalit, pjesëmarrësit konfirmuan se atë po e mbanin në shenjë proteste ndaj refugjatëve.

Politikani i krahut të majtë, Christos Giannoulis tha se ndonëse festivali nuk thyen ligje, ai lirisht mund të quhet “turp”, pasi drejtpërdrejt provokon ndjenjat dhe besimin e të tjerëve.

Ai shtoi se ky festival nuk është gjë tjetër pos se soj i ri i sjelljes kriminale politike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit