7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Akuzoi profesorin për përdhunim, nis hetimi ndaj vajzës për kallëzim të rremë

Më të lexuarat

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka inicuar procedurë hetimore nën dyshimet për kallëzim të rremë ndaj një vajze, e cila kishte raportuar abuzim seksual nga një mësimdhënës i saj.

Në komunikatën e prokurorisë thuhet se gjatë hetimeve të zhvilluara gjatë viteve 2017 – 2018 mbi dyshimet për keqpërdorim seksual ndaj atëbotë të miturës nga Drenasi, thuhet se “e dëmtuara A.G, ka mohuar deklaratën e dhënë fillimisht në Policinë e Kosovës, se ishte keqtrajtuar seksualisht nga profesori i saj Sh.Xh”.

Sipas prokurorisë, ajo ishte njoftuar edhe me mundësinë e inicimit të procedurës hetimore në rast të dhënies së deklaratës së rreme, por vajza kishte mohuar “me çdo kusht, deklaratën e dhënë më parë”.

Prokuroria nuk e ka sqaruar pse tash është nisur procedura hetimore për intervistën që thuhet se është zhvilluar në vitet 2017 – 2018, njofton REL.

Vajza pohon se ishte keqtrajtuar seksualisht nga një mësimdhënës i saj në kohën kur ajo ishte 16 vjeç, por edhe nga një hetues policor, te i cili kishte shkuar për ‘të raportuar rastin e parë të abuzimit’.

Dy të dyshuarve, Gjykata Themelore në Prishtinë, u kishte caktuar masë paraburgim

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit