Aktori i famshëm shqiptar e ngrit zërin kundër gjenocidit në Gaza

Më të lexuarat

E lexova letren e aktorit të njohur Visar Vishka për gjenocidin në Gaza, pastaj mu kujtuan shumë figura publike që heshtin, heshtja e tyre tregon shumë gjëra për to!

 

Tashmë 2 vite postoj dhe ripostoj thirrje për ndalimin e gjenocidit, të vrasjes së fëmijëve në Gaza. Më së shumti nga vetë hebrenj që nuk heshtin përballë këtij kasaphani. Kam humbur shumë projekte sepse tani gjithçka kontrollohet në rrjete sociale, por kurrë nuk e shes njerëzinë time, ashtu siç e shesin politikanët tanë – në mënyrën më të neveritshme – politikanë që shesin fenë dhe njerëzoren. Sepse, si në Maqedoni, ashtu edhe në botë, nuk dua të kem asgjë të përbashkët me shpirtra të këqinj.
E di që thirrjet tona nuk mund të ndryshojnë asgjë. Jemi shumë të vegjël dhe të parëndësishëm. Por kurrë mos t’i harrojmë ata që na përfaqësojnë dhe në emrin tonë japin miratim për këtë gjenocid.
S’kalon ditë pa derdhur lot nga reportazhet e CNN-it. Si të ishin fëmijët tanë. Sepse ata janë fëmijët tanë!
Në ballkonin tim valon një flamur i madh palestinez 🇵🇸 dhe shihet nga larg, në një nga bulevardet kryesore.
Të e lyejmë Maqedoninë me flamuj palestinezë, të dinë se ne nuk jemi kriminelë!

Visar Vishka

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit