20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Aktivistët izraelitë në mbështetje të palestinezëve për Xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

Mbështetje për palestinezët nga aktivistët e majtë izraelitë pas tensionit të përjetuar ditët e fundit.

Aktivistët çifutë me pikëpamje majtiste u mblodhën përpara rezidencës së Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin në Jerusalemin Perëndimor dhe zhvilluan një protestë me kërkesën për heqjen e detektorëve të objekteve metalike të vendosur në hyrjet e Xhamisë Al Aksa.

Rreth 200 aktivistë, që protestuan zbatimet e Izraelit në tokat e pushtuara të Jerusalemit Lindor, mbanin në duar pankarta ku kërkohej heqja e detektorëve të vendosur në portat e Xhamisë Al-Aksa.

Aktivistët pjesëmarrës në protestën e organizuar me sloganin “Qeveria izraelite i vë zjarrin Jerusalemit” hodhën slogane ndaj qeverisë për ti dhënë fund shkeljeve në Jerusalemin Lindor dhe Xhaminë Al-Aksa.

Televizioni izraelit Kanal 2 pretendoi se policia izraelite vendosi të heqë detektorët në portat e Al-Aksasë dhe në vend të tyre të përdorë detektorë portabël (dore) por në lidhje me këtë temë nuk është bërë ende asnjë deklaratë zyrtare.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave pritet që të shqyrtohet kjo çështje dhe të bëhet një deklaratë në lidhje me të.

Policia izraelite deklaroi se vrau tre palestinezë me pretendimin se kishin ndërmarrë një sulm të armatosur ditën e premte në datën 14 korrik në Xhaminë Al-Aksa, ku mbetën të plagosur edhe 2 policë të cilët më pas humbën jetën në spitalin ku u morën nën kurim.

Më pas forcat izraelite mbyllën Xhaminë Al-Aksa për të hapur dy portat e saj ditën e diel, por në këto porta kishin vendosur detektorë të kërkimit të objekteve metalike.

Izraeli me anë të detektorëve të vendosur në Xhaminë Al-Aksa që kontrollohet nga Vakëfi Aksa kërkon të sigurojë sovranitet në Haremi Sherif.

Populli palestinez mendon se detektorët e objekteve metalike nuk kanë si synim sigurinë por kanë për qëllim sundimin mbi Aksa-në

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit