21.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Akademiku palestinez është vrarë nga Mossadi, thonë familjarët

Më të lexuarat

Një dijetar Palestinez është qëlluar për vdekje nga dy sulmues në kryeqytetin malajzian, Kuala Lumpur, ndërsa po shkonte në një xhami për namazin e sabahut thuhet sipas policisë lokale.

Fadi al-Batsh, një akademik 35 vjeçar palestinez dhe anëtar i Hamasit, u vra nga sulmuesit e panjohur në një lagje banimi të Kuala Lumpur të shtunën.

Baba i Al-Batsh i tha Al Jazeera se akuzon agjencinë e inteligjencës izraelite, Mossad, se qëndron pas vrasjes së djalit të tij dhe i bëri thirrje autoriteteve malajziane të hetojnë se kush e ka kërkuar eliminimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Ahmad Zahid Hamidi, zëvendëskryeministri i Malajzisë, tha se të dyshuarit besohej të ishin evropianë me lidhje me një agjenci të huaj të inteligjencës, përcjell agjencisa shtetërore e lajmeve Bernama.

Sipas shefit të policisë Datuk Seri Mansor Lazim, të dy sulmuesit kishin pritur për Batshin para një ndërtese banimi në rrethin Setapak për gati 20 minuta dhe qëlluan të paktën 10 fishekë, katër prej të cilëve e vranë menjëherë.

Al-Batsh u qëllua në “trup dhe kokë”, tha policia, duke shtuar se po hetojnë të gjitha këndet duke përfshirë edhe atë të “terrorizmit”.

Hazem Qassem, zëdhënës i Hamasit, partia qeverisëse në Rripin e Gazës, i konfirmoi Al Jazeera se el-Batsh ishte një anëtar i lëvizjes.

Në një deklaratë në Twitter, Hamasi e përshkroi Batshin si një “dijetar të ri palestinez” nga Jabalia në Rripin e Gazës. Ai e quajti al-Batsh një “martir” dhe tha se ai ishte një “shkencëtar i shquar i cili ka kontribuar gjerësisht në sektorin e energjisë”.

Ambasadori palestinez në Malajzi Anwar H al-Agha u citua nga gazeta e Straits Times, duke thënë se viktima ishte një imam i dytë në xhaminë e tij.

Ai thuhet se jetonte në Malajzi për 10 vjet.

Agha tha se Imam Fadi duhej të ishte nisur për një konferencë në Turqi të shtunën. Ai la pas gruan dhe tre fëmijë.

Në dhjetor të vitit 2016, eksperti i avionit palestinez, Mohamed al-Zawari, u qëllua për vdekje në Tunizi, ku Hamasi e akuzoi Izraelin për vrasjen e tij.

Izraeli gjerësisht besohet të ketë vrarë aktivistë të shumtë palestinezë në të kaluarën, shumë prej tyre jashtë shtetit./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit