3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Akademikja maqedonase pranon Islamin

Më të lexuarat

Sllavica Jakimovska, anëtare e stafit akademik në një universitet në Maqedoni, pranoi fenë islame në një ceremoni të organizuar në qytetin Edremit të provincës Balıkesir në Turqi, ku kishte shkuar për qëllime turistike, raporton Anadolu Agency (AA).

Jakimovska, ligjëruese në Universitetin Evropian në Maqedoni, ka shkuar në Myftininë e Edremitit, duke thënë se ka zgjedhur fenë islame dhe ka vendosur të bëhet muslimane, me ç’rast është organizuar ceremoni në të cilën Jakomovska përqafoi Islamin.

Jakimovska, e cila pas ceremonisë mori emrin “Mushfika”, tha në një deklaratë se është ndikuar dhe ka marrë informata rreth fesë islame nga një student i saj që kishte ardhur të ndjekë studimet në Maqedoni nga Turqia.

Ajo tregon se rol të rëndësishëm në zgjedhjen e fesë islame ka pasur ndikimi i saj nga mikpritja e muslimanëve që jetojnë në Shkup gjatë vizitave që ua ka bërë, duke shtuar se më pas ka lexuar dy herë përkthimin e Kuranit në gjuhën maqedonase.

Jakimovska, e cila shqiptoi Shehadetin, tha se dëshira e saj e parë është të shkojë në Mekë dhe Medine.

Nga ana tjetër, myftiu i qytetit, Sait Emin Arvas, pas ceremonisë iu drejtua Jakimovskës me fjalët: “Tani u bëmë vëlla e motër. Që tani e tutje, u bëtë motra e të gjitha muslimanëve, me në krye Profetin”.

Ai tha se deri më sot ka parë shumë ceremoni të përqafimit të fesë islame.

“Ishim dëshmitarë të shumë njerëzve që u nderuan me fenë islame, njerëz nga fe të ndryshme, madje edhe nga ateistë. Megjithatë, akademikja maqedonase e cila u adresua në Myftininë e Edremitit dhe tha se dëshiron të bëhet muslimane, zgjedhja e Islamit nga një person që është pjesë e stafit akademik të një universiteti dhe sinqeriteti i saj në ceremoninë e konvertimit na emoconoi shumë”, tha Arvas.

Më pas, Arvas i dhuroi Jakomovskës shumë libra të Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë të shkruara me alfabet kirilik dhe në gjuhën frënge, mbulesë dhe sexhade.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit