12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Ajeti më shpresëdhënës në Kuran

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran(Ajeti 53 në Suren Zumer): Thuaj: “O robtë e Mi, të cilët e keni ngarkuar shpirtin tuaj me shumë gjynahe! Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu i fal të gjitha gjynahet. –

O ju njerëz, që e keni ngarkuar veten me gjynahe dhe keni shkuar pas dëshirave tuaja, edhe pse kjo shkakton zemërimin e Allahut, që është i Gjithëditur rreth çdo të fshehte: “Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu i fal të gjitha gjynahet Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Pra kurr mos e humbisni shpresën dhe të shkoni me këmbët tuaja drejt shkatërrimit duke thënë : unë tashmë jamë i humbur, sepse gjynahet e mia janë të shumta dhe nuk ka asnjë rrugë për faljen e tyre dhe rregullimin e të metave të mia! Nëse e bëni këtë gabim të madh do të vazhdoni të zhyteni thellë e më thellë në gjynahe dhe do të këmbëngulni në mosbindje ndaj Zotit. Humbja e shpresës do të bëjë që vazhdimisht të ngarkoheni me ato vepra që zemërojnë të Gjithëmësjirëshmi. Përpiquni të njihni Zotin tuaj me emrat dhe cilësitë e Tij, që tregojnë bujarinë dhe bamirësine e tij dhe dijeni se Ai i fal të gjitha gjynahet dhe gabimet, nëse pendoheni. Të gjitha do të thotë të gjitha pa përjashtim, duke nisur nga shirku, vrasja, imoraliteti, fajdeja, padrejtësitë e çdo lloji dhe të gjitha llojet e gjynaheve, të mëdha dhe të vogla.

Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. –

Falja e madhe dhe mëshira janë atribute të përhershme të Allahut, që kurrë nuk mund të kuptohet dhe mendohet Ai pa ato. Këto dy atribute vazhdojnë të lënë gjurmët në gjithësi dhe e mbulojnë atë me mirësi. Dy duart e Tij janë shtrirë dhe japin mirësi natën dhe ditën. Në mënyrë të vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme. Ai zbret mirësi për robtë, Ai e bën këtë haptazi, që mirësitë të shihen dhe të dihen nga njerëzit, por edhe fshehtazi, që ata as të mos e ndiejnë dhe kuptojnë diçka të tillë.
Të japë dhe dhurojë është shumë më e dashur për Zotin, sesa të privojë dhe ndalojë. Mëshira e Tij ia kalon zemërimit të Tij dhe është më e madhe se ai.
Falja dhe mëshira e Zotit ka rrugë e shkaqe, nëpërmjet të cilave mund të fitohet. Nëse robi i shpërfill keto rrugë e mënyra dhe nuk i kryen ato, kjo do të thotë që robi ia ka mbyllur vetvetes dyert për arritjen e faljes dhe mëshirës së Allahut. Dijeni se më e madhja portë që mund të arrish tek falja dhe mëshira e Zotit, madje e vetmja mënyrë është kthimi e nënshtrimi para Tij me pendim të sinqertë, lutje e përgjërim, adhurime dhe përkushtime të sinqerta për Zoti.
Nxitoni drejt kësaj rruge dhe kësaj porte të mrekullueshme për faljen dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na urdhëroi për kthim tek Ai:

” Kthehuni te Zoti juaj (me pendim) dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush tju ndihmojë.” (ZUMER, 54)

Tefsiri i S’adit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit