12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Ai që jep është më i lumtur sesa ai që merr

Më të lexuarat

Një student doli në shëtitje me profesorin e tij. Duke shëtitur dhe biseduar gjatë rrugës, ata panë rroba dhe një palë këpucë të vjetra të një fshatari të varfër, i cili punonte arën e tij.

Studenti i tha profesorit: – Të tallemi paksa me këtë fshatar, t’i fshehim këpucët e tij dhe të shohim reagimin e tij kur do të fillojë t’i kërkojë ato.

Profesori iu përgjigj: – Djalosh, kurrë mos bëj shaka në llogari të fatkeqësive të të tjerëve. Duke qenë se ti je i pasur, në vend të kësaj, ti mund të përjetosh më shumë kënaqësi: Vendose një monedhë ari në çdo këpucë të tij, atëherë do të fshihemi pas shkurre dhe të shikojmë reagimin e tij.

Studenti veproi ashtu dhe u fshehën aty pranë.

Fermeri pasi përfundoi punën e tij, erdhi tek vendi ku kishte lënë rrobat dhe këpucët. Duke veshur mantelin, e futi këmbën në njërën këpucë dhe vërejti se kishte diçka në këpucën. Në fillim mendoi se ishte ndonjë guralec, por shpejt e kuptoi se ishte një monedhë ari.

U çudit, lëshoi shikimin e tij përreth dhe filloi ta vëzhgojë monedhën për disa kohë. Sërish nisi të shikonte përreth, por nuk vërejti askënd. Vuri monedhën në xhepin e tij dhe e futi këmbën në këpucën tjetër. Befasia e tij ishte edhe më e madhe kur gjeti edhe një monedhë tjetër në këpucën tjetër. Papritur u kaplua nga emocionet. Ra në gjunjë, ngriti sytë kah qielli dhe nisi të lexonte me zë lutjet në shenjë mirënjohje. Ai përmendi gruan e tij të sëmurë dhe të dobët, për fëmijët e mbetur pa bukë si dhe falënderoi dorën e padukshme që i dërgoi monedhat, për të cilat u lut që të jenë të ruajtura.

Studenti u prek thellë dhe i dolën lotët nga sytë.

Profesori me atë rast e pyeti studentin: – A do të ishe më i lumtur në qoftë se do të bëje shaka me fermerin sesa tani?

Studenti iu përgjigj: – Profesor, unë kam mësuar një mësim që kurrë nuk do ta harroj.

Tani me të vërtetë i kuptoj fjalët që nuk i kisha kuptuar më parë: Më i lumtur është ai që jep sesa ai që merr.

Përgatiti: Almedin Ejupi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit