16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ahmeti kërkon të hetohen punimet në Xhaminë e Çarshisë

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kërkon që të hetohet transferi dhe puna rreth restaurimit të Xhamisë së Çarshisë në kryeqytet.

Ai përmes profilit të tij në fcb ka bërë të ditur se së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame për Prishtinën, kanë vizituar këtë monument për të cilin thotë se duhet ende punë për t’u bërë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Xhamia e Çarshisë ose Xhamia e Gurit është një prej objekteve kryesore të trashëgimisë kulturore në Prishtinë.
Mbi 600 vjet e vjetër, supozohet se është ndërtuar rreth vitit 1393.
Në vitin 2010 komuna e Prishtinës i kishte dhënë një shumë prej 500,000 euro Inistitutit për Mbrojtje të Trashëgimisë për ta restauruar.
Por gjatë vizitës që i bëmë xhamisë dje me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame për Prishtinë konkluduam se kishte edhe shumë për t’u bërë. Vizatimet origjinale janë zbuluar.
Transferi dhe puna e kryer duhet të hetohen nga organet kompetente por ishte zotim i përbashkët që restaurimi i këtij monumenti të jetë prioritet për trashëgiminë kulturore në Prishtinë sivjet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit