9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Agani: PD-ja ka mbrojtur vlerat e mirëfillta fetare

Më të lexuarat

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se Partia e tij ka mbrojtur dhe kultivuar vlerat e mirëfillta të popullit shqiptar, si traditën kombëtare ashtu edhe atë fetare.
Këto deklarata Agani, i ka dhënë gjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin e Pejës, ku edhe është mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i PD-së e ku është zgjedhur kryetari i ri dhe kryesia e kësaj dege.
 
Agani ka thënë se “PD-ja pas 15 vjetëve të themelimit është dhe mbetet alternativë e vetme për qytetarët e Pejës dhe të mbarë Kosovës”.
 
“Nga gjiri i saj ka nxjerrë gjithmonë kuadro të zellshme dhe profesionistë të cilët kanë dhënë kontribut të madh në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve shtetërore”.
 
Partia e Drejtësisë, dega në Pejë, në kuvendin e saj zgjodhi për kryetar Muhedin Sylqën.
 
Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor, i degës së Pejës, ndodhi si pasojë e dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm dhe disa anëtarëve tjerë të kryesisë.
 
Ndryshe, PD-ja në Pejë përfaqësohet me dy asamblistë dhe udhëheq me një drejtori. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit