15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Acer prezanton serinë e ultrabookëve Timeline

Më të lexuarat

Acer ka prezantuar serinë e ultrabookëve të vet, Timeline Ultra M5, që vijnë me tre konfigurime të ndryshme ku dy prej tyre posedojnë kartela grafike Nvidia. Versioni më i lirë, M5-481T-6770, me çmim 680 dollarë, ka një ekran LED 14 inçësh me rezolucion 1366- 768 pikselë, procesor Sandy Bridge Core i3-2377M, grafika Intel HD 3000, 6GB RAM DDR3 si dhe 500GB hard disk dhe një lexues DVD.

Versioni M5-481TG-6814, vjen me një çmim prej 780 dollarësh, dhe posedon procesor Ivy Bridge Core i5-3317U, kartelë grafike Nvidia GeForce GT 640M LE 1GB, dhe RAM 4GB. Ekrani i tij dhe memorja e brendshme janë të njëjta me versionin M5-481T. Kurse versioni M5-581TG-6666, që kushton 830 dollarë, ka ekran 15.6 inçësh me rezolucion 1366-768 pikselë, RAM 6GB, kurse parametrat tjerë janë të ngjashëm me modelin 780 dollarësh.

Seria e ultrabookëve Timeline Ultra M5, janë pak më të mëdhenj se shumica e ultrabookëve tjerë. Të dy versionet 14 inçëshe peshojnë më pak se 1.9 kg, ndërsa sistemi 15 inçësh është pak më i rëndë rreth 2.2 kg. Të tre versionet kanë trashësi prej 0.81 inç. Të gjitha këto versione përfshijnë tastierën me dritë të brendshme dhe 2 porte USB 3.0 si dhe bateri me 8 orë jetëgjatësi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit