12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Abbas arrin në Moskë, Rusia ka ndihmuar Palestinën me 30 milionë $

Më të lexuarat

Udhëheqësi palestinez, Mahmud Abbas, ka arritur në Moskë për një vizitë zyrtare.

Abbas pritet të takojë të enjten presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Dy liderët do të diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, ashtu si edhe marrëdhëniet dypalëshe.

Abbas po ashtu do të takojë kryeministrin rus, Dmitry Medvedev.

Ndihma e Rusisë për popullin palestinez gjatë gjithë kohës së ekzistencës së marrëdhënieve dypalëshe ka arritur shifrën 30 milionë $, njoftuan në Kremlin në vigjilje të bisedimeve të Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të Shtetit të Palestinës, Mahmoud Abbas, i cili mbërriti të mërkurën në Moskë me një vizitë zyrtare.

Këtë vit Rusia planifikon gjithashtu të japë një kontribut prej 2 milionë dollarësh në buxhetin e UNRWA (United Nations Relief and Works Agency for Palestine Refugees in the Near East).

Vizita aktuale e Mahmoud Abbas është e para për të në Rusi që pas marrjes nga Palestina më 29 nëntor të vitit 2012 të statusit të shtetit vëzhgues në OKB.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit