22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

A po ndani bileta për Xhehennem?

Më të lexuarat

Kam njohur dy lloje të njerëzve.
Ata që merren me fenë e tyre dhe ata që kujdesen për fenë e të tjerëve.
Grupi i parë përpiqet të gjejë mënyra që vet, dhe me të tjerët, të hyjnë në xhennet, ndërsa grupi tjetër përpiqet që të argumentojë se të gjithë të tjerët janë të dënuar në xhehennem.
Grupi i parë përpiqet të gjejë për të tjerët justifikim, që të mund t’ua falë gabimet e tyre, ndërsa grupi tjetër në mënyrë aktive i kërkon lëshimet te të tjerët, në mënyrë që të jetë në gjendje t’i kritikojë apo ndëshkojë.
Grupi i parë është i përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve, ndërsa grupi tjetër është i fokusuar në gabimet e të tjerëve dhe pasojat e tyre.
Grupi i parë kujdeset që t’i mësojë të tjerët dhe inkurajojë që të bëjnë vepra të mira, ndërsa grupi tjetër thjesht u bëjnë vërejtje për të këqijat e risive duke i lënë ata pa dijeni e pa vepra.
Grupi i parë e shohin të mirën tek njerëzit dhe janë optimistë me ta, ndërsa grupi tjetër e shohin të keqen tek njerëzit dhe nuk presin asgjë prej tyre.
Grupi i parë e duan jetën dhe njerëzit dhe si kundërshpërblim marrin dashuri, ndërsa grupi tjetër i trembin njerëzit dhe qëndrojnë larg tyre, dhe si kundërshpërblim e kanë mosrespektin e tyre.
Grupi i parë këshillojnë, ndërsa grupi tjetër poshtërojnë.
Grupi i parë i fshehin gabimet e të tjerëve dhe i tregojnë cilësitë e tyre të mira, ndërsa grupi tjetër i harrojnë veprat e mira që ua kanë bërë të tjerët, dhe flasin hapur për gabimet e njerëzve të tjerë.
Grupi i parë e nxjerrin më të mirën nga ju, ndërsa grupi tjetër e nxjerrin më të keqen nga ju.
Le të bëhemi me grupin e parë dhe në shoqërinë e tyre, dhe të kujdesemi që mos të bëhemi me ata të grupit tjetër.
/Velid Besjuni; IslamBosna.ba/
Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit