“Vetëm një pyetje për BBC-në: Duke qenë se e hoqët filmin tonë, a do të na hiqni edhe nga shfaqja e BAFTA-s më vonë sonte?”
Autorët e dokumentarit “Gaza: Mjekët nën sulm” akuzuan BBC-në për censurë gjatë ceremonisë, teksa pranuan çmimin BAFTA në kategorinë e aktualitetit. Dokumentari trajton sulmet e Izraelit ndaj spitaleve në Gaza dhe vdekjen e më shumë se 1.700 punonjësve palestinezë të shëndetësisë, ndërsa raportohet se fillimisht ishte mbështetur nga BBC-ja, por më pas u hoq për shkak të shqetësimeve lidhur me “paanshmërinë”.
