13.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

A lejohet të lexosh histori imagjinare tek fëmijët?

Më të lexuarat

Përgjigje:

Këto mund të lejohen me kusht që të dihet dhe të rrënjoset në mendjen e nxënësit se ajo është histori imagjinare dhe nuk është se ka ndodhur vërtet. Por që tu serviren nxënësve dhe ata të mendojnë se janë histori të vërteta kjo nuk lejohet, sepse që të mësohen nxënësit që të vegjël të marrin gënjeshtrën patjetër në këtë rast duhet tu shpjegohet atyre se ky është shembull imagjinar.

Patjetër duhet tu shfaqet e vërteta kur u jepet kjo histori imagjinare nëse në të ka dobi dhe prej saj mund të merret mësim. Madje ky gjykim meriton të qartësohet më shumë se qartësimi i dobësimit të një hadithi profetik, nëse hadithi ka urtësi dhe dobi mundet që profesori, mësuesi apo hatibi ta tregojë, por patjetër duhet ta pasojë me qartësimin se ky hadith është i dobët që të mos mendojnë njerëzit që e dëgjojnë se ai është hadith i saktë nga Profeti .

Argument këtu (në këtë krahasim) është fakti se ky hadith i dobët është transmetuar dhe siç thonë disa ka mundësi që ta ketë thënë profeti por që nuk ka ardhur tek ne në rrugë të sakta, ndërsa në rastin tonë historia është e sajuar, e shpikur, që tu jepet nxënësve kur dihet se është e sajuar duhet patjetër të qartësohet qoftë dhe nëse është për aktivizim, do me thënë nxënësit kur i tregohet kjo histori duhet ta dijë se qëllimi prej saj është mësimi dhe nuk është për qëllim njoftimi se ajo ka ndodhur vërtet.

Kështu mendoj në lidhje me këtë çështje.

Allahu e di më së miri!

Sheikh Albani -Allahu e mëshiroftë

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit