Përgjigje: Dijetarët janë të pajtimit se femrës i lejohet të kryejë haxh për një grua tjetër, qoftë kjo vajzë e saj apo jo. Gjithashtu ajo lejohet të kryejë haxh edhe për një burrë sipas mendimit të katër Imamëve dhe pjesës dërmuese të dijetarëve. Dëshmi për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit, salallahu alejhi ue selem, i cili e urdhëroi gruan nga fisi Hath’am që ta kryente haxhin për babanë e saj kur ajo e pyeti: “Detyrimi për ta kryer haxhin e zuri babain tim plak të moshuar.” I Dërguari i Allahut Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, e urdhëroi atë ta kryejë haxhin për babain e saj.
/Ibën Tejmije/
