15.3 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

A konsiderohet shpërfillje e obligimit të xhematit në xhami, nëse namazi falet me xhemat në shtëpi?

Më të lexuarat

Pyetja:

A konsiderohet shpërfillje e obligimit të xhematit në xhami, në qoftë se namazi falet me xhemat në shtëpi?

***

Përgjigjja:

Namazi me xhemat që falet me familjen në shtëpi vlerën e xhematit e ka, ndonëse namazi me xhemat në xhami është shumë më i vlefshëm dhe më i mirë. Të munguarit e paarsyeshëm nga xhemati në xhami është mungesë e cila nuk mund të zëvendësohet me faljen e namazit në ndonjë vend tjetër (jashta xhematit të xhamisë, i cili e fal namazin e kohës – përkth.) Ai i cili largohet nga xhemati i xhamisë, thjesht ka lëshuar vlerën të cilën e bart veprimi i tillë. Të munguarit në xhami mund të arsyetohet vetëm me shkaqe që ia vlejnë.

Muharem Omerdiq, ish-fetve emini i Rijasetit të BI të BiH

Përktheu: M. Alija

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit