22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

A kemi përgjegjësi nëse u japim para familjarëve dhe ata i shfrytëzojnë në gjëra jo të lejuara?

Më të lexuarat

Pyetja:

A kemi përgjegjësi nëse u japim para anëtarëve të familjes por ata i shfrytëzojnë në gjëra jo të lejuara?

***

Përgjigjja:

Në qoftë se ata kanë nevojë për ato para dhe ti ua jep atyre, shembull për ushqim apo për të paguar ndonjë nga borxhet që i kanë atëherë lejohet. Por nëse je bindur se sa herë që u jep atyre para ata po i shfrytëzojnë në haram atëherë mendoj se nuk është mirë të u japësh më para.

Por ti me ato para të u blesh dixka, u blen shembull ushqime për një kohë të caktuar, ua pagun rrymën, ua paguan ujin apo ndonjë borxh që e kanë, domethënë ti shkon dhe ua paguan shpenzimet për të mirën e tyre.

Kjo nëse vërtetohet se ata nuk po dinë që të shfrytëzojnë paratë e tyre si duhet. Ngase Allahu thotë: “Mendjelehtësve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj..” (Nisa, 5)

Andaj nëse ti u jep para dhe ata i shpenzojnë në alkool, bixhoz apo bastore, ose në cigare atëherë nuk lejohet të ua japësh këto para. Por në vend se të ua japësh të hollat u blenë atë që kanë nevojë dhe kështu u ndihmon me lejen e Allahut të Madhëruar.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit