14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

A ke stres, a je në depresion? – Ja çfarë të këshillon ty Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Hoxha i nderuar Bekir Halimi në këtë video të mëposhtme këshillon çdo person i cili ka stres apo është në depresion, për ta dëgjuar klikoni më poshtë:

 

 

Deresioni dhe stresi, sëmundjet e kohës që jo vetëm shkaktojnë problem psikik, por edhe fizik. Problemet e lidhura me stresin dhe depresionin janë disa forma të sëmundjeve mendore, varësia nga droga, pagjumësia, çrregullime të lëkurës, stomakut dhe çrregullime të tensionit të gjakut, ftohjet, migrenat, një numër i sëmundjeve të eshtrave, çekuilibri i veshkave, vështirësitë në frymëmarrje, alergjitë dhe sulmet në zemër.

Sigurisht, nuk janë stresi dhe depresioni të vetmit shkaktar të këtyre, por është vërtetuar shkencërisht se origjina e problemeve të tilla është zakonisht psikike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se depresioni është një shqetësim mendor, i cili në vitin 2020 mendohet se do të jetë shqetësimi i dytë më i madh në vendet perëndimore.

Stresi në punë, në jetë në përgjithësi, është një fakt që mund të precipitojë sëmundje mendore në jetën e individit, pohojnë specialistët e shëndetit mendor, sipas të cilëve, ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë, si ata gjenetike, por dhe stili i jetesës.

Stresi dëmton ekuilibrin natyror të qenies njerëzore dhe kompozimi i vazhdueshëm ndaj kësaj gjendje jonormale dëmton shëndetin trupor dhe të shpie në një mori të gjerë çrregullimesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit