20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

A është më mirë ta shtyejmë namazin e jacisë pak më vonë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Dikush më ka thënë se është më mirë që namazin e jacisë ta falim më vonë por nuk më ka dhënë ndonjë argument. A mund të më tregoni ju të saktën?

***

Përgjigjja:

Nëse është fjala për vonimin e namazit të jacisë me xhemat (jo vetëm një individ) kjo është prej sunetit. Ashtu siç ka ardhur në hadith se kur Pejgamberi ﷺ e ka parë se janë mbledhur njerëzit në kohën kur ka hyrë namazi i jacisë atëherë ai ka shpejtuar dhe ua ka falur namazin, ndërsa nëse ka vrejtur se njerëzit ende nuk janë mbledhur e ka shtyer faljen për më vonë.

Dhe në një hadith tjetër tregohet se Pejgamberi ﷺ e ka preferuar ta vonojë namazin e jacisë. Mirëpo vonimi i jacisë ka ndodhur deri në gjysmën e natës ashtu six ka ardhur në një hadith se Pejgamberi ﷺ ka thënë:“Koha e jacisë është deri në gjysmën e natës.”

Gjysma e natës është për qëllim deri afërsisht orës 12 sipas disa dijetarëve që e kanë përcaktuar mirëpo jo të shtyhet më shumë. Me vonim e ka për qëllim namazin me xhemat kjo është nga suneti, jo të lëmë ne namazin në xhami në kohën e tij e pastaj të falemi më vonë në shtëpi.

Këto ishin disa nga hadithet që përmenden në lidhje me vonimin e namazit të jacisë. Përndryshe siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Namazi më i mirë është ai që falet në kohën e tij.”

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Zejd Haziri

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit