A është gati Evropa për Turqinë?

Më të lexuarat

A është gati Evropa për Turqinë?

“Sot, në gazetën e përditshme turke “Sabah” u botua artikulli “Fjala në Parlamentin Evropian si një pretekst” shkruar nga Xhemal Hashimí – Universiteti Johns Hopkins. Shkrimi ka të bëjë me fjalën e mbajtur disa ditë më parë, më 13 prill, nga kryeministri turk Rexhep Tajjip Erdoan në Parlamentin Evropian në Strasburg dhe përgjigjet për pyetjet që iu bënë. Veç kësaj, shtypi evropian dhe botëror u muar shumë me shprehjen që i tha Erdoani parlamentares franceze, zonjës Muriel Marland-Militello, duke iu përgjigjur pyetjes së saj, kështu: “Siz Türkiye’ye de Fransýzsýnýz” (Ju jeni franceze edhe ndaj Turqisë!) dhe, në vazhdim: “Tek ne ka një thënie të tillë proverbiale: “Türkiye’ye çok Fransýzsýnýz” (Jeni shumë franceze ndaj Turqisë!). Shtypi shkruajti se këto shprehje shkaktuan një panik të vërtetë tek përkthyesit simultanë, të cilët, s’i kuptuan dot saktë shprehjet turqishte, për pasojë, s’i gjetën dot ekuivalentet e tyre në frëngjishte. Shtypi evropian dhe botëror u muar shumë me tronditjen që shkaktoi në egon europerëndimore, posaçërisht në egon e Bashkimit Evropian, stili dhe toni realist, kritik, i ashpër dhe krenar i kryeministrit turk, gjë me të cilën Evropa hundëpërpjetë po ballafaqohet ndoshta për herë të parë. Ideja themelore mbi të cilën ngrihet analiza e Xhemal Hashimiut është kjo: “Tashmë, pyetja që shtrohet s’është më “a është gati Turqia për BE-në”, por “a është gati BE-ja për Turqinë”.Unë e përktheva artikullin nga turqishtja për lexuesit e website-it “Respublica.al”, duke menduar se do të ishte me shumë interes për hir të së vërtetës.”Mithat Hoxha
Fjala që mbajti kryeministri Erdoan në Parlamentin Evropian dhe zhvillimet në vijim u hapën rrugë reagimeve interesante në Turqi. Ndërsa disa analistë, fjalën e tij dhe përgjigjet që u dha pyetjeve, i panë si padrejtësi ndaj BE-së ose iniciativë me synim politikën e brendshme, disa të tjerë parapëlqyen përkufizimin “stil i gabuar, katedër e gabuar”.Në të vërtetë, pyetja është fare e thjeshtë: “Ç’kuptim ka fjala në Strasburg?” Ç’ndodhi që u pa e domosdoshme një fjalë e tillë? Nga çasti kur pyesim në këtë mënyrë, pyetje të tjera vijnë në rend të ditës: “Ç’lloj pozicioni politik paraqet saktë kjo fjalë?”, “A ka ndonjë kuptim specifik mbajtja e një fjale të këtij entiteti në Parlamentin Evropian?”, “Me të vërtetë, a është e mundur, që fjala dhe përgjigjet e dhëna të përkufizohen, madje, të dënohen në mënyrë vulgare me dyshimin si ‘konsum për politikën e brendshme?”Më shumë se nga dallimet mes tyre, analizat dhe komentet aktuale tregojnë se në këtë mes ekziston një konfuzion mental shumë serioz dhe se ky problem buron në esencë nga fakti që marrëdhëniet Turqi-BE dhe Turqi-Evropë nuk janë vendosur ende mbi një kontekst të drejtë. Apo ç’kuptim ka Turqia si subjekt ose, me gjuhën e një specialisti të zakonshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare, Turqia si një aktor? Reagimet e treguara ndaj fjalës tregojnë se ky problem s’para është menduar, s’para është trajtuar ashtu si i takon.“Ndërgjegjja e Evropës”Përballë kemi një fjalë që prek çështjen se ç’kuptim shpreh Parlamenti Evropian për Turqinë, dimensionin e ballafaqimit dhe përkufizimit të temës ‘kryqëzatë’, se si duhen kuptuar transformimet që po përjetohen në Lindjen e Mesme, se ç’është ndryshimi demokratik në politikën e brendshme të Turqisë. Përtej kësaj, tejet hapur dhe qartë, në fjalën e Erdoanit është tërhequr vëmendja mbi tkurrjen e vet të brendshme të Evropës dhe mbi lartësimin e amplitudës së dinamikave politike përjashtuese në Evropë, gjë që është, për sa i përket Parlamentit Evropian dhe Evropës, aspekti më kritik i fjalës. Me këtë kuptim, në Parlamentin Evropian është parashtruar një diskutim që heton dhe gjykon “vlerat universale”, “universalitetin”, “unitetin dhe barazinë e vlerave” të supozuara, të zhveshura nga praktika, midis Evropës, që i bën problematike të gjitha këto.Për t’i dhënë kuptim fjalës së Erdoanit në Parlamentin Evropian mund të bëhen shumë analiza, por ngjarja ka një dimension fare të thjeshtë: I erdhi rasti! Nga ana tjetër, gjëja që i “erdhi rasti” për sa i përket gjetjes së kohës dhe vendit, në të vërtetë shënon një çast jashtëzakonisht historik. Nëse funksioni elementar i Parlamentit Evropian është të përfaqësojë ‘ndërgjegjen e Evropës’ në nivel vlerash, fjala dhe biseda e kryeministrit Erdoan u ka vënë gishtin problemeve politike të ndërgjegjes së sendërtuar dhe të inskenuar në këtë gjendje. Eshtë thënë: “Kjo punë s’bëhet kështu!”Nuk ka ndonjë truall më të përshtatshëm se Parlamenti Evropian për një fjalë dhe bisedë të tillë. Madje, Parlamenti Evropian është pikërisht trualli i kësaj bisede! Sepse, me dimensionin e Parlamentit Evropian, Turqia është ‘pjesë e Evropës’ edhe në nivel projeksional, edhe në nivel organizativ. Prandaj, ç’mund të jetë më e natyrshme se fjala e Turqisë në një pozicion predikues si për Evropën, ashtu edhe për Turqinë? Problemi esencial është se, në periudhat e mëparshme, Turqia është druajtur për të folur në këtë mënyrë, sepse i ka munguar vetëbesimi përkatës dhe se nuk e ka patur eksperiencën dhe vullnetin që do ta ushqenin këtë vetëbesim. E dimë se shprehitë si produkte të përtacisë së mendimit nuk ndryshojnë fort lehtë, mirëpo ja që bota po ndryshon, edhe Turqia po ndryshon!Evropa është ajo që po negociohet!Eshtë Turqia që po ndryshon, është Turqia e cila i përgjigjet në oktavën më të lartë pyetjes ‘Ç’është Evropa?” T’i kuptosh tërë fjalën dhe bisedën, stilin dhe tërë eksperiencën dhe pozicionin politik që shprehin ato, me anë të përtacisë së mendimit vulgarisht si ‘t’i tregosh babait arat’ dhe si reagim i ashpër, është e barabartë me atë që të mos mundesh ta kuptosh pikën ku kanë arritur marrëdhëniet Turqi-Evropë, të mos kesh mundur t’i njohësh Evropën vetë si dhe Turqinë si subjekt!Marrëdhëniet Turqi-BE, Turqi-Evropë dhe Turqi-vende të tjera evropiane një e nga një (që janë gjëra krejt të ndryshme), kanë një të kaluar të gjatë. Momenti i arritur në nivelin BE dhe Evropë janë të ndryshme nga e kaluara edhe në nivelin strukturor, edhe në nivelin praktik. Niveli praktik vazhdon të përparojë pavarësisht nga problemi që paraqesin teknokratët dhe burokratët si dhe, kjo, në shinat e veta, pavarësisht nga destruktiviteti i disa vendeve evropiane. Kurse niveli strukturor është problem vizioni dhe inskenimi politik që, fakti që Turqia është subjekt, shënon ekzistencën pikërisht të kësaj.Gjëja që kërkohet të anashkalohet, është e vërteta se Turqia e vitit 2011 nuk është një vend i procesit të negociatave të asociimit me BE-në. Procesi ekzistent është, në të njëjtën kohë, një proces anëtarësimi ku Evropa dhe vetë BE-ja diskutojnë vetveten. Eshtë sheshit se procesi i anëtarësimit e ka ndryshuar Turqinë dhe se vullneti politik prezent e mbështet këtë ndryshim në çdo nivel. Tashmë, pyetja që shtrohet s’është më “a është gati Turqia për BE-në”, por “a është gati BE-ja për Turqinë!” Dhe kjo s’është një pyetje teknike, por ka të bëjë me atë nëse disa evropianë dhe disa vende të BE-së janë apo s’janë gati të bëhen në kuptimin e vërtetë të fjalës pluralistë, me të vërtetë plurikulturorë.Fjala e mbajtur në Strasburg është reflektim i vetëbesimit politik prezent të Turqisë. Kjo fuqi e përqëndruar me ndryshimin e Turqisë, i shtrëngon evropianët e lindur si të tillë dhe ata të bërë më vonë të tillë, t’i gjejnë përgjigje pyetjes “Ç’është Evropa?” Vështirësia e këtushme nga këndvështrimi i BE-së së inskenuar me anë të centralizmit evropian dhe i disa evropianëve, mund të kuptohet gjer në një vend. Ajo që është interesante në esencë, është se edhe disa shtresa nga brenda Turqisë vuajnë nga i njëjti shqetësim! Prandaj, në këto kushte, ndërsa përmbajtja dhe forma e përgjigjeve dhënë pyetjeve arrijnë tek evropianët, stili i tyre duhet parë si një promemorje pikërisht për shtresat në fjalë! /respublika/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit