12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

A është e lejuar të bëhet rruajtja e qimeve në pjesët intime?

Më të lexuarat

Pyetja:

A është e lejuar të bëhet rruajtja e qimeve në pjesët intime?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mënjanimi i qimeve nga pjesët intime është sunet me unanimitet të ulemave, ashtu si tregon Irakiu dhe Neveviu. Ndërsa Ibën Haxheri në librin “Fet`hul Bari”, vëll. 10, f. 343, thotë: “Qimet e vendeve të turpshme janë qimet që rriten lart organit të mashkullit dhe përreth, njëjtë është edhe te femra. Ebu Abas Surejxh përcjell se në këtë hyjnë edhe qimet që dalin rreth vrimës anale. Nga e tëra që cekëm, konkludojmë se preferohet të rruhen të gjitha qimet të cilat dalin përreth organit seksual dhe vrimës anale…”

Alaudin Abazi

Burimi: klubikulturor.com

www.islamifejaevertete.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit