19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

A ende duhet ta shkatërrojmë këtë shoqëri ?! – Hoxhë Shaban Murati

Më të lexuarat

Bota sot, e sidomos bota perëndimore ka një krizë të moralit. Për shkak të neglizhencës së asaj që ndërlidhet me familjen si një element kryesorë për ndërtimin e një shoqërie të shëndosh. Duke filluar me lidhje të ndaluara mes burrit dhe gruas deri te përpjekja për të krijuar ligje që humbin zinxhirin e zhvillimit njerëzorë dhe prishjen e moralit. Kjo është një fundosje e shoqërisë. Edhe më e rëndë është kur së bashku me fundosjen e tyre, dëshirojnë dhe bëjnë trysni që edhe të tjerët të jenë të fundosur së bashku me ta. Si rezultat i kësaj prishje dhe çoroditje të moralit në shoqëri, si dhe mundësisë që edhe ligjërisht të mos llogariten këto krime, ka bërë që të lindin shthurje në moral, përhapja e imoralitetit, përhapja e sëmundjeve të shumta, të cilat nuk kanë qenë në popujt e më hershëm e as në gjeneratat e më hershme. Për shkak të kësaj shthurje shtohen fëmijët që braktisen, dhe të porsalindur lihen në spitale, shtohet krimi i abortimit. Për shkak të kësaj shthurje morale, për shkak të legalizimit të martesës me të njëjtën gjini rrezikohet edhe humbja e llojit njerëzorë.

Për këtë, Islami është gjithmonë kritikuesi dhe luftuesi më i ashpër i këtyre dukurive dhe i kësaj çoroditje morale. Prej gjërave më madhështore në këtë, është që Islami i kushton një kujdes të veçantë ruajtjes së llojit njerëzorë, dhe njëra prej pesë objektivave më të mëdha të Islamit është ruajtja e llojit të njerëzimit, përmes martesës legjitime e cila sjell lindje normale dhe zhvillohet lloji i njerëzimit.

Islami si fe e përkryer, nuk mjafton që vetëm të tregoj formën e shërimit të këtyre dukurive, por ai vendos edhe ligje dhe tregon rrugët se si duhet të ecet për të arritur tek ato rezultate.

Islami për ta ruajtur llojin njerëzor, porositi, nxiti dhe urdhëroi në martesë. Nuk ka ndonjë epsh të njeriut që e ka në natyrshmërinë e tij përveç se Islami vendosi formën legjitime për ta shuar atë në mënyrë të natyrshme. Allahu tha: “I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju, si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu, do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij; Allahu është i Gjerë në mirësi dhe i Gjithëdijshëm” ( Nur 32). Po ashtu Allahu ka llogaritur martesën mrekulli prej mrekullive të Tij: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë” ( Rrum 21). Pjesë e porosive të fjalimeve të Pejgamberit ishin edhe nxitja e të rinjve për martesë.

Islami për ta ruajtur ligjërisht llojin e njerëzimit dhe për ta shumuar atë nxiti në lindje të shumta. I Dërguari i Allahut tha: “ Martoni ato që lindin dhe janë të dashura! Sepse unë krenohem dhe mburrem para popujve tjerë me numrin e madh të pasuesve të mi”.

Islami për ta ruajtur llojin e njerëzimit tërhoqi vërejtjen ndaj atyre që nuk martohen ose e vonojnë martesën, ose që për çështje të kushtimit të adhurimit. Kur disa njerëz dëshiruan që të bëhen murg, të mos martohen dhe të merren vetëm me adhurim, i Dërguari i Allahut ndërhyri duke iu thënë se unë martohem, dhe ai i cili largohet nga syneti im nuk është prej meje.

Islami për ta ruajtur llojin e njerëzimit, si objektive kryesore të tij, ndaloi imoralitetin, ndaloi zinan, ndaloi lidhjet dhe marrëdhëniet jashtëmartesore, dhe caktoi kodë me të cilin dënohet vepruesi i saj. Allahu tha: “Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!” ( Isra’32).

Islami për ta ruajtur llojin e njerëzimit ndaloi abortin dhe e llogariti aty mbytje. Nëse bëhet me qëllim llogaritet mbytje e qëllimshme. Allahu tha: “O Profet, nëse vijnë tek ty besimtaret e të betohen se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë (në adhurim), nuk do të vjedhin, nuk do të kurvërojnë, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të sjellin ndonjë shpifje të sajuar nga ato vetë dhe se nuk do të të kundërshtojnë në çfarë është e drejtë dhe e arsyeshme, atëherë ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Allahut t’i falë. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë” ( Mumtehine 12). Në fjalën e Allahut: “nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre”, ishte dukuri injorante që fëmijët që lindnin, sidomos nëse lindin vajza ti mbysin ato. Këtu futet edhe mbytja e fëmijës në barkun e nënës, apo detyrimi për të abortuar.

Islami për ta ruajtur llojin e njerëzimit, dhe për ta ruajtur moralin e shoqërisë ndaloi martesën me të njëjtën gjini, dhe e llogariti atë prej mëkateve më të mëdha. Thotë Ibnul Kajjimi, i cili përcjell konsensusin e shumë prej shokëve të Pejgamberit në lidhje me martesën e të njëjtës gjini. Thotë: “ Nuk ka të keqe më të madhe në gjynahet që bëhen se sa gjynahu i homoseksualizmit. Ajo renditet më e rënda pas së keqes së mosbesimit në Allahun. Ndoshta është më e madhe së e keqja e mbytjes së njeriut. Allahu nuk e ka sprovuar ndonjë popull me këtë para popullit të Lutit, dhe nuk e ka dënuar ndonjë popull sikur që e ka dënuar popullin e Lutit. Te ta i bashkoi të gjitha llojet e dënimit. I shkatërroi ata, përmbyti vendbanimin e tyre, i shafiti në tokë, prej qiellit zbriti gurë mbi ta, ua verbëroi sytë, dhe dënimi i Zotit mbi ta nuk ishte vetëm i një momenti, por ishte i vazhdueshëm deri sa i shkatërroi të tërët. Kjo, për shkak të së keqes së madhe që e ka ky krim. Edhe toka rëndohet nga ky mëkat, edhe melaqet ikin në qiell kur shohin njerëzit duke vepruar kështu nga frika e dënimit të me njëhershëm nga Allahu. Kodrat dridhen nga ky krim. Mëkat më i vogël është të vdes ai njeri se sa të bëjë me veprën e popullit të Lutit”. I Dërguari i Allahu tha : “ Allahu e mallkoi atë i cili bënë veprën e popullit të Lutit ( dhe këtë e përsëriti tre herë). Po ashtu tha: “ Gjëja që më së shumti i frikohem popullit tim është veprimi i asaj që vepruan populli i Lutit. Allahu nuk shikon në një burrë i cili kryen marrëdhënie me burrë dhe në një grua e cila kryen marrëdhënie me grua”. Ka thënë Fudejl b. Ijad: “ Sikur të pastrohej me çdo pikë uji që bie nga qielli ai i cili bënë veprën e popullit të Lutit, prapë do ta takoj Allahun i papastër.

Të nderuar besimtarë: Kohëve të fundit është duke u bërë një presion nga qarqe të ndryshme, që kësaj shoqërie krahas sprovave dhe sfidave që i ka në ndërtimin e saj, ti shtohet edhe një bela tjetër, e që është ndryshimi i Kodit Civil që të lejohet martesa e gjinisë së njëjtë. Mendoj se kjo është prej sprovave më të mëdha dhe sfidave më të mëdha dhe rreziku më i madh që i kanoset këtij vendi. Ka mundësi që individ të caktuar të jen të goditur me këtë sëmundje dhe me këtë mëkat, dhe përderisa nuk është publike, shpresojmë edhe në mëshirën nga dënimi i Allahut. Por kur kjo legalizohet dhe bëhet zyrtare, këtu është frika e madhe nga dënimi i Allahut.

Ata të cilët individualisht janë sprovuar me një mëkat të tillë ju themi se kjo sëmundje ka shërim dhe shërimi i saj fillimisht bëhet përmes mësimeve hyjnore e pastaj edhe përmes këshillave mjekësore dhe psikologjike. Ndërsa atyre që kanë përgjegjësi institucionale iu bëjmë thirrje që mos ta përkrahin dhe mos ta zyrtarizojnë një gjë të tillë. Është një gabim e epokal nëse ndodhë kjo. Askush prej juve që udhëhiqni institucione nuk e keni marr mandatin e popullit që t’ua sillni këtë bela. Ti që ngrit gishtin, çka do ti thuash familjes tënde, djalit tënd, vajzës tënde, nënës dhe babës tënd, gjyshit dhe gjyshes tënde. A nuk frikoheni nga mallkimi i Allahut, nga mallkimi i familjes dhe nga mallkimi i gjitha krijesave që janë në tokë. Nëse ndodhë ndonjë dënim i Allahut mbi këtë popull me legalizimin e kësaj dije se ti je një shkaktarë për dënimin e këtij populli.

Martesa me të njëjtën gjini është një traditë e keqe, është devijim nga rruga e drejtë, bie ndesh me traditat dhe zakonet e njerëzve, është shkatërrim i familjes dhe shoqërisë. RUJNA ZOT NGA BELAT!

Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
E mbajtur, më 18/02/2022 m.| 15 Rexheb 1443 h Vendi:Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati
Tema: A ende duhet ta shkatërrojmë këtë shoqëri ?!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit