8.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Rusia mbështet zgjidhjen me dy shtete për çështjen izraelito-palestineze

Më të lexuarat

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dje pas takimit me presidentitn e Palestinës Mahmoud Abbas në Soçi ka thënë se mbështet idenë e zgjidhjes me dy shtete për Palestinën dhe Izraelin

SOÇI (AA) – Presidenti rus Vladimir Putin dje pas takimit me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Soçi, tha se mbështet idenë e zgjidhjes me dy shtete për Palestinën dhe Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se zgjidhja me dy shtete është kusht për stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë rajonin, duke shtuar se çështja izraelito-palestineze mund të zgjidhet vetëm me zgjidhje politike, në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

“Prandaj, theksojmë rëndësinë e mbështetjes së marrëdhënieve dypalëshe si dhe shmangien e veprimeve të njëanshme. Rusia do të vazhdojë me mbështetjen ashtu që sërish të fillojë dialogu i drejtpërdrejt ndërmjet Izraelit dhe Palestinës”, u ka thënë Putin gazetarëve.

Abbas ka deklaruar se gjatë takimit me presidentin Putin e ka njoftuar me përpjekjet izraelite që në aspektin ekonomik të ngulfasë Palestinën si dhe aktivitetet e fundit të saj, me qëllim të vazhdimit, siç tha, të politikave ekspansioniste.

Ai theksoi se veprime të tilla në mënyrë të konsiderueshme zvogëlojnë mundësinë për t’u zgjidhur problemet ekzistuese dhe për të arritur paqen në rajon.

Abbas potencoi se palestinezët duan zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme të mbështetur në të drejtën ndërkombëtare, duke shtuar se janë të gatshëm të marrin në konsideratë çdo ide që do të shërbente këtij qëllimi.

Presidenti palestinez shtoi se edhe gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se Palestina është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-të në mënyrë që të arrihet marrëveshja historike që do të t’i jep fund konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit