Turqia dëshiron të vazhdojë me procesin për hyrje në Bashkimin Evropian, të cilin e konsideron si qëllim strategjik, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në fjalimin me rastin e Ditës së Evropës, njoftoi DPA.
Erdogan këtë e deklaroi pas tensioneve disamujore mes BE-së dhe Turqisë, të intensifikuara gjatë fushatës për referendumin për zgjerim të kompetencave presidenciale.
“Ankaraja dhe Brukseli e vazhdojnë bashkëpunimin për parandalimin e emigrimit drejtë vendeve të BE-së. Vendi ynë, e cila me shekuj është pjesë historike, gjeografike dhe kulturore e Evropës ka dëshirë ta vazhdojë procesin për anëtarësim në BE, të cilin e konsideron për qëllim strategjik, në suaza të respektimit të ndërsjellë, barazisë dhe parimit të përfitimit reciprok”, theksohet në deklaratën e Erdoganit.
Ai kritikoi djathtistët ekstrem, si dhe rrymat populiste dhe antiislamike në Evropë.