Gjykata Supreme edhe zyrtarisht konfirmoi se më datën 30 të këtij muaji është caktuar seancë publike për rastin “Monstra”. Seanca publike vjen me kërkesë të të akuzuarve që u dënuan me burgim të përjetshëm. Disa herë radhazi, avokatët pohonin se i tërë rasti i vrasjes së pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës është rast i montuar dhe se në të janë përfshirë edhe funksionarë të lartë shtetëror.
Ndryshe, për rastin “Monstra”, gjashtë persona janë dënuar me burg të përjetshëm. Lideri i LSDM-së nga ana tjetër premtoi se përmes “bombave” do të kuptohet e vërteta për vrasjen e tmerrshme tek Liqeni i Smilkovës.