3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SHISH nis gjuetinë e “Agimit të Artë”

Më të lexuarat

Pas zërave se në qytetin e Sarandës partia neonaziste greke “Agimi i Artë” ka hapur zyrat, duke u anëtarësuar një grup prej 30 personash duket se Shërbimi Informativ Shtetëror ka dalë në terren për verifikime.
Mediat greke që citojnë burime nga minoritarët grek në fshatrat e Sarandës thonë se SHISH ka nisur gjuetinë për zyrat e “Agimit të Artë”. Mediat greke shkruajnë se një grup prej 10 agjentësh kanë nisur kërkimet në qytetin e Sarandës dhe në fshatrat përreth për të gjetur zyrën e Agimit të Artë apo edhe të anëtarëve. “Ata iu kanë kërkuar banorëve të tregojnë se ku mund të jetë kjo degë” shkruajnë mediat greke, ndërsa theksojnë se grekët minoritarë të zonës së Sarandës janë të shqetësuar nga kjo dalje publike e agjentëve të SHISH, madje duke e cilësuar si provokuese. Por mediat greke nuk e hedhin poshtë mundësinë që partia neonaziste greke “Agimi i Artë” të ketë hapur zyrën e saj në Shqipëri. Hapjen e degëve të lëvizjes neonaziste në Shqipëri, kryesisht në Jug e ka paralajmëruar kohë më parë gjatë vitit 2012 edhe deputeti neonazist Kristos Papas. Ndërkohë Komisioneri i të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës ka kërkuar nga qeveria greke të shpallë të jashtëligjshme lëvizjen neonaziste ‘Agimii Artë’. Përveç Shqipërisë, që ende nuk është vërtetuar strukturat e Agimit të Artë duket se janë mjaft të forta në Gjermani, ku kohët e fundit flitet për një bashkëpunim mes tyre dhe neonazistëve gjermanë./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit