-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A desh ta Sokol Bashota krimin që kreu?

Më të lexuarat

Kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka goditur me veturë plakun 80 vjeçar Haziz Prebrezën, derisa ky i fundit po e kalonte rrugën në vijat e bardha, në fshatin Vragoli.
Këtë e thotë një raport i brendshëm i Policisë së Kosovës, një kopje të cilit e ka siguruar gazeta “Tribuna”.

Sipas këtij raporti, kryetar i Klinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në momentin kur kishte shkaktuar aksidentin, ishte larguar me vrap nga vendi i ngjarjes për t’ia lënë përgjegjësinë vozitësit të tij, i cili në kohën kur u shkaktua aksidenti ishte në rolin e pasagjerit.

Aksidenti është shkaktuar më 1 shkurt në fshatin Vragoli, në magjistralen Prishtinë-Pejë. Menjëherë pas aksidentit, kishte reaguar zyra për media e komunës së Klinës duke i shprehur keqardhje familjes së viktimës për aksidentin e shkaktuar nga vetura e kryetarit dhe duke mohuar se kryetari ka qenë duke vozitur.

Mirëpo, përveç raportit të policisë, hulumtimi i gazetës ka nxjerrë edhe dëshmi të tjera që tregojnë se Bashota ka qenë duke vozitur veturën që goditi Prebrezën në vijat të bardha. Mbi 15 persona kishin qenë dëshmitarë të aksidentit, por vetëm njëri prej tyre ka guxuar të flas hapur për gazetën.

Milaim Dervisholli, e kishte thirrur me zë plakun që të ketë kujdes, por ai nuk kishte arrit ta dëgjojë para se ta godas vetura zyrtare. “Vetura e ka goditur bash në zebra kur ka qenë tuj kalu. Hazizin e kamë pa përmbi haub e masi u ndal vetura, ai ka ra prej kerrit me kokë në asfalt”, ka rrëfyer Dervisholli. Në atë moment ai e kishte parë vozitësin tek po dilte nga vetura dhe i shqetësuar po largohej nga vetura.

“Kuu çka u ba bre”, citon fjalët e vozitësit, Dervisholli, duke e përshkruar vozitësin si një njeri të veshur me pallto e kollare. Mirëpo, me tu kthyer nga spitali, Dërvisholli e kishte parë në vendin e ngjarjes një person tjetër që paraqitej si vozitësi i veturës që ka shkaktuar aksidentin.

“Kur u ktheva e pashë që vozitësi ish ndërru edhe ju kam tregu policëve. Njëri polic më është afruar për deklaratë, unë i’a kam dhënë deklaratën dhe i kamë tregu që vozitësi është ndërruar”, ka shpejguar Dervisholli. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit