15.2 C
Pristina
Saturday, October 5, 2024

Arbana Xharra merr goditjen e parë nga një anëtar i kryesisë së PDK-së

Më të lexuarat

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhevdet Smakiqi e ka komentuar aderimin e Arbana Xharrës në partin e tij.Duke i deshiruar mirëseardhje, Smakiqi i ka bërë edhe një goditje Xharrës.Ai e ka nisur komentin e tij duke i treguar se ADN-ja e PDK -se ka qenë dhe është UCK-ja, bastioni aboslut Drenica, për t’i kujtuar Xharrës për sulmet qe i ka bërë të dy këtyre, UCK-së e Drenicës.

Pastaj ka vazhduar komentin duke i kujtuar se ardhjet nga mediat e shoqeria civile kryesisht kanë qenë përmes rrugës së sharjeve dhe fyrjeve të lidershipit të PDK-së, dhe sipas tij, të gjjthë po thuajse janë terhequr disa vazhdojnë te shajnë, disa bëjnë dokumentar fantastiko-shkencor, sic ka shkruar Smakiqi.
Lexojeni të plotë komentin e tij të publikuar në FBTe nderuar anëtar te PDK-se,Mirëseardhje te gjithëve !Por ta dini qe ADN-ja e PDK -se ka qenë dhe është UCK-ja, bastioni aboslut Drenica.Ju qe vetëndiheni urban-komspompolitë në tentativë, deri me tash ju disa qe keni ardhur nga media e shoqëria civile na keni zhgenjyer plotësishtë.Rruga për ne PDK e disave si Arbana, ka qenë përmes analizave negative , etiketimeve sharjeve fyrjeve te lidershipit dhe bastionit te PDK-se.Te gjjthë po thuajse janë terhequr disa vazhdojnë te shajnë, disa bëjnë dokumentar fantastiko-shkencor.Arbana rrugën e ke te njejtë në hyrje te PDK -se, shpresoi dhe besoi qe mos te hysh ne listen e atyre kolegëve tuaj.Votuesit e ndershëm te PDK-se do te vendosin a me ti falë mekatet e tua deri në hyrje ?Suksese prej sot në FillimineRi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit