1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

AAK: Sot bie Qeveria!

Më të lexuarat

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj është shprehur i bindur se mocioni i iniciuar nga opozita do të kalojë sot në Kuvend.

Madje në një prononcim ai ka thënë se çështja e mocionit është vetëm procedurale pasi Qeveria sipas tij vetëm ka rënë.

“Sa i përket mocionit të sotëm ne mendojmë se është vetëm çështje procedurale sepse tani kjo Qeveri vetëm ka ra dhe ajo që mund ta them këtë argument e bazoj në gjithë ato qka i kanë deklaruar deputetët e Kuvendit qofshin të opozitës dhe të pozitë. Shumica prej tyre që nuk janë të kënaqur me këtë keqqeverisje dhe me këtë degradim të vendit nga kjo Qeveri dhe me mosvendimarjen të kësaj qeverie që shkon në favor të formimit shtetit dhe mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë Lekaj, shkruan lajmi.net

Sipas tij, Qeveria nesër do ta marrë vendin e merituar duke u shkarkuar me votën e deputetëve.

“Prandaj në përmbyllje e them që Qeveria do ta merr vendin e merituar dhe shkarkohet me votën e deputetëve që janë të përzgjedhurit e e qytetarëve”, ka përfunduar Pal Lekaj.
Mocioni i opozitës do të shqyrtohet sot në Kuvendin e Kosovës, në seancën e cila nis në ora 10:00.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit