2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mali – Ministri francez i mbrojtjes viziton Katarin, për të fituar mbështetje

Më të lexuarat

Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian do të udhëtojë ditën e shtunë drejt Katarit për një vizitë dy ditore, ku pritet të zhvillojë bisedime mbi situatën në Mali, bënë të ditur të enjten burime zyrtare vendase.

Ministri pritet të zhvillojë bisedime me princin trashëgimtar të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani si dhe me shefin e shtabit të ushtrisë së këtij vendi.

Katari ka shprehur dyshimet e tij mbi ndërhyrjen ushtarake franceze kundër grupeve të armatosur islamike në Mali duke konsideruar se përdorimi i forcës nuk do të ishte një zgjidhje dhe bëri thirrje për dialog.

Le Drian udhëtoi në janar drejt Arabisë Saudite, ku zhvilloi bisedime mbi situatat në Mali dhe në Siri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit