3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A jemi në rrugë të gjynahut?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum. Pyetja ime ka të bëjë me lidhjen time serioze me një vajzë, por jo në dijeni të prindërve të saj. Tani jemi duke ecur për pesë vite. A jemi në rrugë të gjynahut, apo…?

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nuk ka dyshim se të kalosh me një femër është haram i madh, Allahu xh.sh. në Kuranin Famëlartë thotë: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (El Isra: 32)
Nga ky ajet nënkuptojmë se Allahu xh.sh. në mënyrë të prerë e ndalon jo vetëm aktin përfundimtar të prostitucionit, por ndalon edhe të gjitha veprimet dhe metodat të cilat i paraprijnë dhe shpijnë nga kjo anomali shoqërore. Pra, njeriu nuk bën as t’i afrohet amoralitetit, e që për këtë Allahu xh.sh ka ndaluar edhe shikimin e femrave, apo përshëndetjen ndërmjet gjinive të kundërta, po ashtu ka ndaluar edhe përzierjen e meshkujve me femra, të gjitha këto i ka ndaluar që njeriu mos të bjerë në zina.

Po ashtu Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Syri bën zina (amoralitet), kurse zinaja e syrit është shikimi, dora bën zina dhe zinaja e dorës është prekja” (Buhariu).

Nëse njeriu kalon me një femër atëherë pa tjetër që e shikon apo e prek atë dhe të gjitha këto veprime janë të ndaluara në Islam, për të cilat njeriu meriton dënimin në Ditën e Gjykimit.

Të këshilloj vëlla që të martohesh menjëherë me atë vajzë që je duke kaluar dhe pas martesës çdo gjë e ke të lejuar.
Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit