0 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Dobitë shëndetësore në agjërim

Më të lexuarat

Ramazani është muaj i vetë-rregullimit dhe vetë-ushtrimit, me shpresë se ky ushtrim do t’ia arrijë qëllimit në fund të Ramazanit. Në qoftë se mësimet e marra gjatë Ramazanit; marrja e dietave të rregullta mbahen pas Ramazanit, kjo do të jetë shpëtim për tërë jetën.

Për më tepër, mënyra e të ushqyerit gjatë Ramazanit nuk ka ndonjë kriter të veçantë të dietes së pjesshme, siç janë ushqimi vetëm me proteina, vetëm me fruta, apo ndonjë gjë të veçantë të ushqimit.

Në Ramazan çdo gjë që është e lejueshme merret në masë mesatare. I vetmi ndryshim mes agjërimit të pjesshem dhe Ramazanit është koha e ushqimit. Gjatë Ramazanit ne në fakt nuk hamë drekë dhe mëngjes, hamë herët dhe nuk hamë deri në iftar.

Largimi nga uji gjatë kohës së agjërimit, s’është i keq. Në fakt kjo gjë shkakton konzervimin e fluideve në tërë trupin duke zvogëluar dehidrimin e tij. Trupi ka mekanizmin e tij të brendshëm për konzervimin e ujit. Është vërtetuar se zvogëlimi i dehidrimit , së paku te bimët, rritë jetëgjatësinë e tyre.

Efektet fiziologjike të agjërimit përfshijnë; uljen e sheqerit në gjak, uljen e kolesterolit dhe uljen e shtypjes sistolike të gjakut. Në fakt agjërimi i Ramazanit do të ishte një rekomandim ideal për tretman të butë, të moderuar, stabil të diabetit, dhjamit dhe hipertensionit.

Më 1994 në kongresin e parë ndërkombëtar mbi shëndetin dhe Ramazanin, të mbajtur në Kasablank ,u prezantuan 50 shkrime nga e gjithë bota. Hulumtues, muslimanë dhe jomuslimanë, sollën studime të gjëra rreth etikës mjekësore të agjërimit. Shumica e vlerësimeve ishin se në asnjë mënyrë agjërimi nuk ka ndikim negativ në shëndet.

Në anën tjetër, është vërteuar se pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rënda, siç janë diabeti apo sëmundjet koronarearterike, gurët në veshkë etj., agjërimi ka ndikim negativ dhe këta pacientë janë të liruar nga agjërimi dhe nuk duhet ta praktikojnë atë.

Po ashtu agjërimi ka edhe efekte psikologjike. Është një paqe dhe qetësi për ata që agjërojne gjatë muajit Ramazan. Armiqësia personale është në minimum dhe shkalla e krimeve bie. Muslimanët marrin këshillë nga i Dërguari alejhi selam, i cili ka thënë:

“Nëse dikush fjaloset me ju, apo ju sulmon; thuaj unë jam agjërueshëm.”

Gjendja psikologjike mund të jetë e lidhur për stabilizimin më të mirë të glukozës në gjak gjatë agjërimit. Hipoglikemia pas ngrënies, ndikon negativisht në sjelljen e njeriut.

Vlen të theksohet efektet e dobishme nga lutja shtesë e natës. Kjo jo vetëm që ndihmon në tretjen më të mirë të ushqimit, por edhe zbërthimin e tij. Zbërthen 10 kalori të veçanta për çdo rekate të namazit. Prapë, ne nuk bëjmë namazin për ushtrime, por një lëvizje e qetë e nyjeve me përdorimin e kalorive të duhura, është një formë më e mirë e ushtrimeve.

Thjesht, leximi i Kur’anit nuk është vetëm qetësues për zemër dhe mendje, por e zhvillon inteligjencën.

Nga kjo unë i inkurajoj pacientët muslimanë që të agjërojnë muajin Ramazan, por ata duhet ta bëjnë këtë nën përkujdesin mjekësor.

Muslimanët e rritur dhe të shëndoshë nuk duhet të frikësohen nga dobësimi gjatë agjërimit, por në vend të kësaj duhet ta ngrisin shëndetin e tyre dhe qëndrueshmërinë. /mjeksiaislame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit