-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A duhet të këndoj me zë në namazet farze, të cilat i fal në shtëpi?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum. A duhet të këndoj me zë në namazet farze të cilat i fal në shtëpi? Kur them me zë e kam fjalën sikurse imami që këndon në xhami në namazet farze me xhemat.

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Namazet të cilat këndohen me zë siç janë sabahu, akshami dhe jacia, je i obliguar ta ngresh zërin aq sa ta dëgjosh veten tënde, ndërsa namazet që janë pa zë si dreka dhe ikindia ato falen pa zë, pra vetëm i thua ajetet me gjuhën tënde.
Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit