Presidentja e Sllovenisë ngrit flamurin palestinez mbi pallatin presidencial për një javë, në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe në kundërshtim të vendimit të qeverisë për ta hequr atë nga ndërtesa e Kryeministrisë.
Ajo tha se flamuri është bërë një simbol global i denoncimit të shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut, duke theksuar se më vonë do të zhvendoset brenda pallatit presidencial për të mbetur i ekspozuar para vizitorëve.
Musar kritikoi vazhdimin e shkeljeve ndaj palestinezëve, duke theksuar se banorët e Gazës dhe të Bregut Perëndimor ende janë të privuar nga kushtet më themelore për paqe dhe dinjitet njerëzor.
